Fitoi lotarinë 3 mln dollarë/ Djalit i vjen në “majë të hundës” nga të afërmit: Vetëm më kërkojnë ndihmë, më mirë mos të kisha fituar

Një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, fitoi 250 milionë rupi (3.06 milionë dollarë, 2.9 milionë £) në një lotari të qeverisë shtetërore në muajin shtator, raporton BBC.
Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij.

“Do të doja të mos kisha fituar”, thotë ai. “Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”. Anoop

thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.

Ai kishte blerë biletën më 17 shtator, një ditë para se të duhej të fluturonte për në Malajzi për një

punë ku i duhej të hapte dërrkucin e kursimeve të djalit të tij. Pasi u publikua lajmi për fitoren, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes