Categories: Lajme

Gjinekologët paralajmërojnë; ja sa shpesh duhet të ndërroni të brendshmet

Të brendshmet janë një pjesë shumë intime e veshjes, por janë ato të cilat qëndrojnë më shumë në kontakt me trupin tonë dhe me pjesët më delikate të trupit siç janë organet gjenitale. Për këtë arsye, mjekët gjinekologë këshillojnë vazhdimisht mbi llojet e mbathjeve të cilat nuk duhet t’i mbani. Arsyeja është e qartë: mbledhin papastërti, të cilat mund të shndërrohen në infeksione të rrezikshme në lëkurë apo në organet intime. Ja si ta dalloni se mbathjet që keni blerë nuk duhet t’i vishni më:

Kur mbathjet mbajnë erë: Kjo tregon se materiali i tyre mund të jetë një sintetik jo i mirë që i mban papastërtitë në sipërfaqe, duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën gjenitale.

Kur edhe pasi i lani, mbeten njolla të verdha: Nuk është faji i detergjentit,është faji i copës së mbathjeve tuaja. Ajo është aq jo-cilësore saqë jo vetëm i mbledh papastërtitë, por ato ngecin nëpër të dhe s’ka enzima që të mund t’i largojnë prej tyre.

Kur pasi i lani, shikoni një njollë çngjyrosjeje: Sekrecionet femërore përmbajnë aciditet dhe mbathjet cilësore janë prodhuar me material që të mos çngjyrosen nga mukoza gjenitale. Nëse mbathjet duken si të jenë të çngjyrosura me acid, duhet t’i zhdukni menjëherë.

Kur shihni se u ka dalë ngjyra: Një copë që i del ngjyra shpejt nuk duhet veshur as në bluzë, aq më pak të veshësh mbathje boja e të cilave është aq e keqe saqë mund të shkojë aty ku nuk duhet.

Kur zgjerohen dhe ju varen: Në këtë rast, hidhini menjëherë. Materiali i tyre nuk është bërë për t’ju mbrojtur! Duke mos ju mbuluar siç duhet, lejojnë hyrjen e mikrobeve.

Kur janë tepër të ngushta: Në këtë rast ju krijojnë irritime duke u fërkuar me lëkurën rreth organit dhe kofshëve. Këto irritime mund të shndërrohen në infeksione shumë të rrezikshme, pasi pjesa e skuqur/enjtur e lëkurës dobësohet duke humbur substancat që e mbrojnë.

I mbani pastër, por i keni prej kohësh: Nuk mund t’i mbani mbathjet më shumë se 1 vit e gjysmë. Kujdesuni të blini mbathje të reja herë pas here dhe hidhini ato që keni shumë kohë që i përdorni.

Janë të bukura, por nuk e kryejnë funksionin:Flasim për ato dantellat e bukura, të kuqe, me lule, gurë etj etj. Të themi atë që është, ato nuk duhen hedhur sepse janë shumë seksi, por nuk janë bërë për t’i mbajtur 12 orë veshur nëpër rrugët e Tiranës plot tym, pluhur dhe mbeturina që shpërbëhen në ajër.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

3 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

5 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

6 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

7 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

8 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago