Categories: Lajme

Gruaja me lot në sy i lutet burrit që qan tek Arditi: Nuk të kam tradhtuar, por ndodhi ajo që

Matilda ishte e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. 29-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve tregoi se thashethemet që fshati ka bërë për të i janë kthyer në makth dhe bashkëshorti i saj ka humbur besimin tek ajo

“Jam martuar 16 vjeçe me shkuesi, me Ilian kemi shkuar shumë mirë, çift me harmoni, na kishin zili. E kam thirrur bashkëshortin sepse ka ndryshuar shumë dhe shkak janë bërë thashethemet. Para 2 muajsh unë nuk ndihesha mirë, isha paqejf dhe më morën prindërit e mi bashkë me femijet. Na ndodhi edhe nje permbytje dhe e kishim shtepine ne uje. Pas 6 ditesh merr ne telefon burri dhe thote qe kishte degjuar fjale. Sikur une bashkejetoja me nje person nga fshati dhe kisha krijuar martese te dyte

I thashë prinderve, ai erdhi dhe me gjeti te shtepia mamit dhe babit. Babi u nxeh sepse beson tek une. Kete personin për të cilin u hapën fjalët e njoh, e kam pare nga larg. E kam takuar ne nje dyqan te fshatit. Në Facebook me ka bere nje ftesë para 1 viti. Burri me tha mos e prano. I bera bllok atij personi dhe s’kisha asnje kontakt. Nuk di kush i ka perhapur keto fjale. Burrit i vinin telefonata anonime dhe vendosem ta denonconim ne polici. Ky person na doli perballë dhe i tha burrit tim më keni prishur familjen. Unë ty apo ti mua i tha burri im. S’më qasin ne familje tha. Dua të vish të me besoj familja i tha. Bashkëshorti im nuk është më si perpara, ai dikur bente gjithçka për mua”, tregoi Matilda.

Iliri erdhi në studio dhe sapo pa Matildën në ekran e kuptoi për çfarë e kishte thirrur. Ai u përlot kur ajo nisi ta falenderonte dhe t’i kërkonte të ketë besim tek ajo.

“Ilir te kam thirrur te te falenderoj per gjithcka ke bere per mua, te falenderoj qe ke ndenjur prane meje, ke qene nje bashkshort i mire, baba shume i mire dhe kete gje dua ta rifitoj serish. Dua qe te me besosh mos degjosh fjalet e keqija. Dua te kemi jeten qe kemi pasur. Fjalet nuk jan te verteta. Te dua pafund”, i tha Matilda bashkëshortit.

“Ajo e ka dashurine time, por une jam i vrare vete. Ne i kemi mbaruar ato muhabete. Eshte e falur per mua, perderisa se kam pare me syte e mir s’kam pse t’i bie ne qafe. Une ate mora ate do mbaj”, tha Iliri dhe çifti në fund u përqafua.TV Klan

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago