Hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, humb jetën një 47-vjeçar!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (25 shkurt), ku një pacient është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Policia sqaron se personi ishte paraqitur ditën e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte vëtplagosur me pjet prerës.

Paraprakisht sipas bluve të Tiranës, 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, thote policia.

Nderkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes