Hynë në semafor me të kuqe, shuhen në aksident tragjik dy të rinjtë

Një aksident tragjik ju preu në mes ëndrrat dy të rinjve që kanë qenë duke lëvizur me motor.

21-vjeçarin George Papadopoulos dhe 20-vjeçarin Yiannis Stergiou humbën jetën ndërsa motori me të cilin po lëviznin u përplas me një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Patrra-Athionë, pasi dy të rinjtë kanë shkelur semaforin duke hyrë me të kuqe.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa janë traumatizuar edhe të pranishmit që ndodheshin në rrugë në atë moment.