I futën tre plumba, ky është 34-vjeçari i gjakosur në tokë

Një shqiptar u qëllua me tre plumba në Greqi. ai është Renis Fajzolli.

34-vjeçari me tre plumba në bark është dërguar në spital, ku iu nënshtrua një operacioni. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në zonën e Botanikos.

Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë në një mjet, i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë.

Shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes