Dedektivja private Shkënda Lili, e cila merret me investigimin e tradhëtive në çift, ka rrëfyer rastin më të çuditshëm që ka trajtuar.
E ftuar në “E Diell”, Lili tha se rasti ishte i një gruaje në moshë, e cila pasi kishte lejuar bashkëjetesën e partnerit të saj me një tjetër femër, iu drejtua investigueses private në momentin që zbuloi për një femër e tretë shumëherë më të re në moshë, në jetën e bashkëshortit, pasi i frikësohej se mund ti merrte pasurinë.
Dragoti: Një gjë shumë e rëndësishme kur flasim për lumturinë mes çifteve është definicioni që ata kanë për lumturinë. Gjërat që ata tolerojnë ose jo janë të ndryshme. Pra komunikimi është i rëndësishëm.
Ronaldo: Kush është rasti më i vështirë që ke hasur në investigimin e tradhëtive?
Shkënda: Meqënse jemi në këtë ligjin “nuk lejohen martesat e tradhëtisë”, unë do të përmen një rast që ka qenë tepër i vështirë për t’u investiguar nga unë. Jam çuditur kur një grua goxha në moshë, mbi 40-vjeç, ishte në dijeni që bashkëshorti kishte një martesë jo me letra, por në formën e bashkëjetesës me dikë tjetër. Ajo e kishte pranuar këtë fakt dhe vjen tek unë për të investiguar një vajzë të re, pra kishte dalë në skenë një vajzë më e re.
Jam çuditur dhe nuk kam dashur ta bëjë si investigim sepse nuk e kuptoj pse donte ta bënte në momentin që ishte e bindur se ishte edhe një grua tjetër në mes. E kishin pranuar, por nuk pranonin këtë vajzën e re tani sepse kishin hallin e pasurisë dhe komoditetit të tyre. Raste të tilla ka shumë në Shqipëri, megjithëse jo shumë të bëra publike. Për pjesën e ligjit tani të flasë edhe avokati nëse do të miratohet apo jo?
Ngjela: Nuk miratohet. Është shkelje e të drejtave të njeriut. Është nocion popullor, komun. Jo profesional. Ligji aktual nuk e lejon bigaminë.