Të enjten e 29 shkurtit, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 21 °C , në vendet e ulëta: 12 / 22 °C dhe në vendet malore: 8 / 16 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
Nga Meteoalb, sinoptikani Hakil Osmani theksoi për “Ora News” se reshjet e shiut do të nisin rreth pasdites së sotme.
Ai shtoi se pavarësisht reshjeve të shoiut në orët e drekës, temperaturat do të jenë relativisht të larta për stinën.
“Ditët e para të marsit do të jenë me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Gjatë kësaj fundjave do të shënohet një mot i qëndrueshëm dhe me diell”, theksoi ndër të tjera Osmani.
Temperaturat parashikohen: