Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit për fundjavën dhe më gjatë një emisioni televiziv.
Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i kthjellët edhe gjatë fundjavës, me temperatura që pësojnë rritje.
Kushtet e motit do të vijojnë me intervalet e gjata me kthjellime të jenë prezente në vendin tonë. Gjithë territori shqiptar pritet të ketë diell. Pasditet pritet të sjellin vranësira ditën e shtunë dhe ditën e diel.
Më të fokusuara këto vranësira mbeten në zonat malore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit kanë bërë një rritje ditën e sotme. Në zonat malore vlerat minimale kanë shënuar 0, -1 gradë celcius, ndërsa maksimumet priten të ngjiten deri në 18 gradë celcius ditën e sotme.
Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit dhe sërish rritje në pasditë.
Ndërsa e diela sjell rritje të temperaturave në të dyja vlerat ekstremale. Minimumet në zonat malore do jenë nga 0 gradë celcius ndërsa maksimalet mund të arrijë edhe në deri 20 gradë celcius.
Edhe ditën e hënë vazhdon rritja e temperaturave. Në orët e para të mëngjesit temperatura minimale në qytete si Peshkopia, Bajram Curri, Erseka arrin 1 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore pritet t’i kemi nga 7-11 gradë celcius temperaturat e mëngjesit.
Maksimumet do të jenë rreth vlerës 17-18 gradë celcius, në kryeqytet. Duke bërë që të kemi temperatura 3-4 gradë më të larta se normalja.
Do të vijojë me diell edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë të javës së ardhshme.