Kthehet në Shqipëri pas 4 vitesh dhe i mbush vëllait krevatin me 11 mijë €: Mbajti familjen kur isha larg

Pas 4 vitesh pa ardhur në Shqipëri, Albani ka surprizuar të vëllain Ardianin. Ai i sapoardhur nga Irlanda i ka shtruar një krevat me 11 mije euro dhe e ka befasuar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllezërit kanë treguar emocionet e atij momenti, mallin e madh që kanë ndjerë për njëri-tjetrin deri te bizneset që kanë hapur pas shumë vështirësive.

“Nuk e prita hiç, se isha me mallin e tij një herë. Albani ka qenë i ri kur ka ikur dhe kam dashur që të mos marr rrugë të këqija. Por shyyqyr zotit ja ka dal, ka hapur edhe një biznes atje, një piceri. Këto lekë vërtetë i ka sjellë dhuratë, por ka punuar shumë. Tani po presim të na sjellë të tjera për vit të ri”, tha Ardiani.

“Ne atë ditë kemi pritur të takojmë familjen pas 4 vitesh dhe nuk ishte e lehtë. Unë jetoj në Irlandë dhe nuk kam pasur leje qendrimi për të lëvizur. Mungësën nuk mund ta përshkruaj, ai që e ka provuar e di secili. Unë tashmë jam i martuar. Gjithmonë kam dashur të arrijë diçka dhe shyqyr ja kemi dal se në Kosovë është shumë vështirë. Mirëpo, me shumë mund ja kam dal. Vëllai ka qenë gjithmonë shtylla jonë e shtëpisë dhe për familjen kam bërë gjithmonë gjithçka”, u shpreh Albani./abcnews.al

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes