Dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore është bërë sërish shkak që një grua, një nënë t’i japë fund jetës tragjikisht, pasi nuk mund të përballonte më presionin.
Një 47-vjeçare shqiptare i ka dhënë fund jetës në Pirgos të Greqisë. Fatbardha Pali para se të kryente aktin fatal ka lënë një postim në Facebook ku i kërkon falje djalit dhe familjarëve të saj, ndërsa akuzon bashkëshortin për tradhti.
Fatbardha gjithashtu akuzon edhe kunatat e saj se i kanë marrë paratë. Fatbardha i lë amanet djalit të saj, Xhulios që mos të lejojnë babain e tij të fusë grua tjetër në shtëpi.
“Xhulio, lekët i ka Lona me Dritën se i kërkova ndarje Ilirit, hoqi lekët nga Banka, mos i ndante. Ma bëj hallall biri i mamit, me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e bëfshin pikën e hajrit o Zot. Kadri Pali turp të kesh, erdhe acaruat Ilirin, e bëtë si vetja jote. Biri i Mamit, amanet nga mami mos e le më grua tjetër në shtëpi, është djersa ime o bir”, thotë ajo.