Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali firmoset sot/ Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Ditën e sotme, Shqipëria dhe Italia, do të nënshkruajnë dokumentin përfundimtar të marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Përmes një shënimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama, shkruan se nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, dhe shumë italianë në vendin tonë.

Postimi:

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Marrëveshja do të nënshkruhet në Romë nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe homologu i tij italian Antonio Tajani.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes