Categories: Lajme

“Më sollën vetëm një kuti me hi në një thes të zi”, flet nëna e shqiptares që u shua në aksidentin e trenave në Greqi: Klaudia bleu një biletë vdekjeje

“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, theksoi me zemërthyer Alma Lata, nëna e 20-vjeçares Klaudia, e cila vdiq një vit më parë, kur dy trenat u përplasën në Tempi.

Zonja Lata, siç raporton larissanet.gr, e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri “.

Ajo thotë se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte hekurudhën sepse mendonte se ishte më e sigurt.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për Klaudian.

Klaudia Lata, një nga 57 të vdekurit e asj natë fatale, ka lindur në Larisa, ndërkohë që kishte marrë nënshtetësinë greke.

Studente e shkëlqyer, ajo arriti në Departamentin e Mjekësisë dhe studioi në Shkollën e Mjekësisë të AUTH-së.

Ajo ishte në tren duke u kthyer në shkollën e saj nga Patras.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

3 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

5 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

6 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

7 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

8 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago