Merr flakë pallati në këtë shtet, 15 të vdekur, 44 në spital

Të paktën 15 persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën në një zjarr në një ndërtesë banimi në qytetin Nanjing të Kinës lindore, thanë autoritetet lokale, shkruan “The Guardian”.

Zjarri shpërtheu herët në mëngjes të së premtes, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp, me një hetim paraprak që sugjeronte se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku ishin vendosur biçikletat elektrike.

Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se 8 milionë banorë, rreth 260 km në veri-perëndim të Shangait.

44 personat e plagosur u dërguan në spital për trajtim, shtuan ata.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes