Mos prisni më pas që fëmijët të bëhen të zotët e vetes : Lira Gjika ka 2 këshilla për prindërit

Shumë herë, pa dashur dhe me përkujdesje të tepruara ndaj fëmijëve, prindërit bëhen shkak për jetën sociale dhe emocionale jo të shëndetshme të tyre.

Mjekja pediatre, Lira Gjika, thotë se frikërat e vetë prindërve për të mos i lënë fëmijët e tyre të njohin dhe të prekin apo ndjejnë vetë mjedisin, duke nisur nga veprimet që siç ajo i shpjegon, mund t’i bëjë çdo prind.

Por përse duhet të bëni mjaft kujdes në ato që ‘urdhëroni’ për të mos i bërë fëmija, dhe veçanërisht në epitetet që i vini? Të gjitha këto, sipas Lira Gjikës, ndikojnë që fëmijët të bëhen tipa të heshtur, të ndrojtur, dhe të papërgjegjshëm!

“Ajo që e karakterizon edukimin tonë, është frika. Vishe se do të sëm uret, apo vishe se do ftohet. Ushqeje me zor se do tw dobësohet. Mos e lër të hipi shkallët se do të rrëzohet. Mos e lër me biçikletë se do e shtypë makina.

Mos e lër të laget se do të ftohet. und të vazhdohet pa fund, duke cituar frikërat e nënave dhe gjysheve, po për fat të keq edhe të baballarëve.

Ne të rriturit, e dimë veten si shpëtimtarët e fëmijëve, në fakt i i pengojmë dhe i bëjmë të paaftë për tu rritur e për ta njohur vetë mjedisin.

Me këtë lloj pseudo-përkujdesje i pengojmë të fitojnë atë lloj zhdërvjelltësie fizike dhe psiko-emocionale që jep eksplorimi dhe arritja e një veprimi të bërë vetë.

Mirë që i pen gojmë sepse kemi vetë frikë, por ajo që e bën këtë mënyrë edukimi të rëndë për fëmijën është etiketimi: “Ky mi, ky është i ngordhur”. Ose “ky është qullac,”. “Këtë e kalojnë të gjithë” dhe për ta mbyllur, pasi kanë numëruar epitetet, fillojnë dhe qeshin.

Dhe pastaj pretendojmë, që fëmijët tanë të bëhen të rritur të zotët, të përgjegjshëm dhe me kurajë.”, -shkruan Lira Gjika në rrjetet sociale.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes