Drejtoria e përgjithshme detare në Durrës ka vendosur ndalimin e lundrimit të mjeteve të vogla duke nisur nga ora 14:00 e ditës së nesërme.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 do të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse dhe nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të njoftohen.