Categories: Lajme

Moti merr kthesën e madhe në fundjavë, Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha në vendin tonë

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e motit për fundjavën dhe më gjatë një emisioni televiziv. Meteorologu tregon se moti do vijojë të jetë i kthjellët edhe gjatë fundjavës, me temperatura që pësojnë rritje.

Kushtet e motit do të vijojnë me intevalet e gjata me kthjellime të jenë prezente në vendin tonë. Gjithë territori shqiptar pritet të ketë diell. Pasditet pritet të sjellin vranësira ditën e shtunë dhe ditën e diel.

Më të fokusuara këto vranësira mbeten në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit kanë bërë një rritje ditën e sotme. Në zonat malore vlerat minimale kanë shënuar 0, -1 gradë celcius, ndërsa makimumet priten të ngjiten deri në 18 gradë celcius ditën e sotme.

Dita e shtunë sjell një rënie të lehtë të temperaturave në orët e para të mëngjesit dhe sërish rritje në pasditë.

Ndërsa e diela sjell rritje të tempraturave në të dya vlerat ekstremale. Minimumet në zonat malore do jenë nga 0 gradë celcius ndërsa maksimalet mund të arrijë edhe në deri 20 gradë celcius.

Edhe ditën e hënë vazhdon rritja e temperaturave. Në orët e para të mëngjesit temperatura minimale në qytete si Peshkopia, Bajram Curri, Erseka arrin 1 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore pritet t’i kemi nga 7-11 gradë celcius temperaturat e mëngjesit.

Maksimumet do të jenë rreth vlerës 17-18 gradë celcius, në kryeqytet. Duke bërë që të kemi temperatura 3-4 gradë më të larta se normalja.

Do të vijojë me diell edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë të javës së ardhshme.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

22 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

54 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago