Categories: Lajme

Moti ne shkurt me temperatura 22 gradë, por ja kur rikthehet i ftohti polar

Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e larta dhe dielli nuk mungojnë.

Sinoptikanët thonë se shkurti ka startuar me temperatura të larta dhe masa ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

“Ka startuar në fakt muaji Shkurt me temperatura shumë të larta, kjo javë do jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Do të jetë me diell, vranësirat do jenë më të dukshme kryesisht në pjesën e dytë të javës. Aktualisht jemi në qarkullimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.”

E gjithë java do jetë me temperatura të larta, por piku do arrihet në pjesën e dytë të javës ku termometri do shënojë edhe temperatura 22 gradë.

“Parashikohet që deri ditën e Mërkurë të jemi rreth vlerës 18, 19 maksimale. Ndërkohë në pjesën e dytë të javës, duke përfshirë dhe fundjavën, do regjistrohen temperatura 21, 22 Gradë. Parashikohet që 10 ditëshi i parë i Shkurtit të jetë me temperatura shumë të larta nëse i krahasojmë me vlerat normale.”

Por këto temperatura të larta nuk do zgjasin shumë pasi në pjesën e dytë të muajit shkurt do rikthehet sërish i ftohti polar. Sinoptikanët thonë se dimri do zgjasë dhe do i marrë disa ditë ‘borxh’ pranverës pasi në dhjetor temperaturat kanë qenë më të larta se normalja për stinën.

” Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt. Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë.”

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago