Ndryshoi emrin për t’i shpëtuar dënimit në Itali, shqiptarit i ndodh ‘hataja’ sapo shkel në vendin fqinj

Një 53-vjeçar shqiptar është arr stuar nga policia italiane pasi ka rezultuar i dë nuar

Shqiptari u ndlua nga policia në Pontremoli për kontroll teksa drejtonte një kamion me targa italiane.

Gjithçka dukej se ishte në rregull, por vëmendjen e agjentëve e tërhoqi gjuha e shoferit, një italishte e rrjedhshme, por nga pasaporta e paraqitur rezultonte se nuk kishte qenë kurrë në Itali.

Më pas, ekspertët e policisë vendosën të thellojnë kontrollin dhe nga këqyrja e gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se drejtuesi i kamionit ishte në realitet një person tjetër,

i kërkuar për të vu jtur një d nim mbi 9 muaj burg për kr me të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike, e kryer gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Praktikisht, pas kthimit në Shqipëri, ai kishte ndryshuar emrin e tij, i cili ishte legjitim në vendin e tij dhe kishte marrë një pasaportë të re dhe një patentë të re shoferi, duke menduar se me këtë mashtrim nuk do të zbulohej kurrë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes