Categories: Lajme

Nuk iu besonte syve, Rudina Hajdari rrëfen ç’ndodhte në mëngjes kur ishte gjallë Azemi

Ish-deputetja Rudina Hajdari e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” ka treguar një anë tjetër të saj dhe jo vetëm atë si politikane, për të cilën jemi mësuar ta shohim në ekran

Rudina është kthyer pas në kohë dhe ka sjellë për të gjithë publikun kujtimet e bukura që ajo ka me të atin e saj, liderin e Lëvizjes Studentore në Shqipëri, të ndjerin Azem Hajdari.

Rudina Hajdari: Ajo që më habiste dhe nuk besoj se ndodh më me shumë politikanë në këtë vend, por të paktën kam qenë dëshmitare vetë dhe e kam parë me sytë e mi: Ai zgjohej në mëngjes dhe kishte shumë qejf kosin me reçel, e përzinte bashkë.

Dilte në oborr të shtëpisë, ulej aty dhe unë sapo isha zgjuar dhe shikoja se përpara shtëpisë kishte një rresht me njerëz që rrinin të gjithë. Ne nuk jemi mësuar t’i shikojmë njerëzit në rresht dhe të sistemuar në atë lloj mënyre, të rregullt dhe prisnin që të takoheshin me të. Ai e bënte këtë rutinë pothuajse çdo ditë.

Ulej dhe i takonte një për një. Dhe unë shikoja, isha shumë e surpizuar. Nuk kuptoja shumë në atë kohë, por e dija që babai im ishte dikush shumë i rëndësishëm dhe për këtë ndihesha shumë krenare dhe në atë moshë.

Dhe kur dilnim për shembull në lokale, doja të krenohesha me të dhe të thoja që ky është babai im. Dhe sot m’i kujtojnë dhe thonë se i ka ndihmuar në çdo rast të gjithë ata njerëz të cilët kishte mundësi që t’i ndihmonte dhe prandaj ai kujtohet dhe sot.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

17 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

18 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

20 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

20 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

21 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago