Nusja i lindte vetëm vajza dhe bëri 9 vajza/ Prindërit : Po s’bëre djalë, do gjesh burrë tjetër,, por ajo që ndodhi ngjan si mrekulli(Video)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare u bënë 3 motra Aga, Vasilika dhe Maria të cilat treguan historinë e prindërve të tyre. Ato janë 9 motra dhe pas tyre erdhi në jetë një djalë.

Kur lindi vajza e 6 prindërit e nuses shkuan tek shtëpia e dhëndrit i thanë që ne do marrim vajzën tonë dhe do të të gjejmë një nuse tjetër që të lindësh djalë, sepse tradita e veriorëve dikur ishte që duhet lindur patjetër një djalë. Babai i vajzave nuk pranoi dhe i përzeu nga shtëpia sepse ai ishte i lumtur që i kishte vajzat.

Age: Babai jonë është i vu jtur, në moshën 11-vjeçare mbeti jetimi iu vr a babai dhe xhaxhai. Familjen ia internuan në Tepelenë. Ka vu jtur shumë gjatë int ernimit në moshën më të mirë të adoleshencës, e rinisë.

Ardit Gjebrea: Si i thanë babait ato të fisit të mamit?

Aga: Ne kemi vendosur vetë se vajza jonë po të bën vetëm vajza dhe tradita e Mirditës ishte sikur e donim një djalë. I thonë që ne do të të martojmë prapë, do të të gjejmë një nuse dhe vajzën tonë do ta marrim. Nuk ta lemë vajzën tonë e marrim dhe të gjejmë një tjetër që ty të të bëjë një djalë. Babi heshti, nuk fliste fare, i bëri një drekë dhe në fund dhe i tha çohuni dilni përjashta, i përzuri e i tha kjo është gruaja ime dhe këto janë 6 djemtë e mi. Babi na donte shumë dhe për vajzat gëzoheshe shumë.

Ardit Gjebrea: Ndërsa mami e vu nte, donte një çun? Age: Mami ishte ajo që e kërkonte më shumë një çun. Erdhën dhe tre motra të tjera pas meje se unë jam e 6-a, këto motrat që kam këtu. Mami nuk dorëzoheshe derisa të lindte një djalë. Mami ishte shumë besimtare në Kishë edhe babi gjithashtu

Nëna ishte e fiksuar që të lindte një djalë dhe bëri përpjekje shumë të mëdha për t’ja dalë. Njëra nga vajzat tregon se nëna e tyre shkoi tek Kisha e Laçit i është lutur që t’i japë një djalë.

Pas disa kohësh ajo lindi djalë dhe i gjithë fshati ku jetonte shkoi tek materniteti për të pritur lindjen e fëmijës me padurim për të mësuar se është djalë apo vajzë.

Aga: Mami vendosi të shkonte në kishë por dhe në Kishën e Laçit ishte shumë e vështirë që të shkoje. Ishte viti ’85 dhe vendosën të shkojnë, mami thoshte unë do i lutem Zotit që të ma japë një djalë, e dëshiroj shumë dhe të ma japë një djalë. Vajtën tek kisha mami dhe babi, ishin shumë të lumtur, por me pak fr ikë se mos i dallonte njeri apo mos i njihte. Pas disa kohësh, mami i kishte shtatzënitë të vështira, thotë sikur ndjej diçka në bark dhe kam frikë se mos kam diçka të keqe.

Ardit Gjebrea: Më trego si ndodhi momenti kur erdhi vëllai në jetë. Age: Kur erdhi në jetë vëllai e morën vesh për mamin, i gjithë fshati shkoi në maternitet sepse të gjithë donin që mami të lindte një çun. Hipën makinat dhe skodat sipër dhe të gjithë burrat e fshatit shkuan dhe po prisnin tek lokali aty pranë. Babi po priste me shokët në lokal dhe i thoshin shko pyet një herë, por atij i vinte turp që të pyeste a po lind grua a jo. Kur lindi mami i thërret babi mamisë Gjelina oj Gjelina unë u turpërova sot, dhe i thotë Gjelina gruaja ka bërë djalë shko thuaji shokëve.