Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.
Kjo është historia e rrëfyer .“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.Kështu të paktën më ka ndodhur mua. Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi.
Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.
Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.Vetëm në filma kisha parë takime të tilla. Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.
E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje. Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh.
Edhe jam me fat që e kam njohur. Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore. Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë. Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.