Categories: Lajme

“Ornela më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital”- Flet fqinja e dy viktmave në Korçë: Kolegët e 54-vjeçares erdhën dhe e kërkuan, por dera nuk u hap

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku nënë e bijë Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç u gjetën pa shenja jete në banesë, për mediat ka folur fqinja e tyre, e cila është edhe personi i fundit që ka kontaktuar me ta.

Ajo shprehet se me 54-vjeçaren ka folur të shtunën, dhe i është shprehur se ka shtruar nënë në spital pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Fqinja shprehet se ajo ka shkuar gjatë këtyre ditëve në banesën e tyre, por dera nuk është hapur, madje së fundmi në banesën e tyre kanë ardhur edhe kolegët e 54-vjeçares, por dera nuk është hapur.

Ka qenë djali i të moshuarës, që është kthyer sot nga Greqia i cili ka tentuar të futet, por ka parë që dera ka qenë e mbyllur nga brenda, ndërsa më pas është thirrur zjarrfikësja dhe policia.

“Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje.

Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur.

Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur.

Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.

U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më.

Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dhe dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap.

Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë.

Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda.

Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta” tha ajo.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

13 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago