Pastrueses i kalojnë gabimisht rrogën prej 225 mijë euro, merr paratë dhe zhduket

Merr paratë dhe zhduket! Ndonjëherë realiteti e kalon fantazinë, si në rastin e një vajze të re e cila u zhduk, pasi i kishin hedhur gabimisht në llogarinë bankare, një rrogë prej 228 mijë e 285 euro.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçare e cila punonte si pastruese, e cila u arratis në Bullgari vetëm për të mos kthyer paratë, ndërsa duhet të dilte para gjykatës në Gjermani.

E reja pritej në Osnabrueck, për tu paraqitur në seancën lidhur me rastin, por prej saj nuk ka asnjë gjurmë. Çështja ndaj gruas vijon të hetohet prej një viti. Në muajin qershor 2018, gruaja mori gabimisht rrogën e majmë, në vend të pagesës së saj mujore prej 340 euro.

Punëdhënësi e kuptoi pak më vonë gabimin dhe i kërkoi punonjëses që ti kthente paratë. Por vajza refuzoi, madje tentoi edhe të shantazhonte punëdhënësin, i cili iu drejtua autoriteteve.

Pikërisht për kërcënimet ajo u gjobit me 1200 euro, ndërkohë që në pritje të seancës së caktuar ndaj saj, nga llogaria u zhdukën 100 mijë euro, nëpërmjet disa veprimeve vështirësisht të gjendshme. Rasti në fjalë po bën bujë në Gjermani, teksa gruaja ka humbur çdo gjurmë. /noa/

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes