Plagosja me armë në Greqi/ Shqiptari i plagosur i shtrirë në tokë, dalin pamjet

Pamjet që shihni në foto, tregojnë të riun shqiptar që mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë.

Mediat greke, kanë publikuar disa foto ku shfaqet 34-vjeçari Renis Fejzolli, i shtrirë përtokë teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark.

Mediat greke, raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes