Psikologu flet për s*ksin në Shqipëri: Dikur kërcisnin dyshemetë nga çiftet, kurse sot po

Të rinjtë duket se po kryejnë gjithnjë e më pak marr dhënie . Studimet e fundit tregojnë se int miteti te të rinjtë ka rënë ndjeshëm. Shumë prej tyre kryejnë marr dhënie vetëm dy herë në vit. Për të folur për këtë çështje, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, psikologu Jashar Demiri.

Ai tregon se dikur int miteti ka qenë më i madh, por gjithsesi marr dhëniet nuk mund të maten me normë. Sipas psikologut, int miteti është individual dhe e mira është që të kryhen marr dhënie pa e tepruar.

Jashar Demiri: Gjërat kanë qenë më bio, më të bukura dhe më të fuqishme, jo për t’u treguar psikovampir, por kanë qenë më origjinale. Pak për humor po tregoj diçka. Më thoshte një nënë e vjetër “more bir unë flija në katin e parë se plakë,

në katin e dytë kërcisnin dyshemetë nga çiftet gjithë natën, tani të rinjtë hiç fare, o internet gjithë kohës o…” Unë i thashë e bëjnë avash, mos të bëjnë zhurmë. “Ku ka avash, s’bëjnë fare”, më tha.

Rudina Magjistari: Si rekomandohet nga këndvështrimi juaj si specialist, për ta bërë një jetë të shëndetshme, një çift në moshë mesatare sa të shpeshta duhet të jenë marr dhëniet mes tyre?

Jashar Demiri: Kjo është diçka individuale. Norma të prera nuk ka. Norma është të bësh aq sa të mundesh, por gjithmonë duke ndier një uri të lehtë, jo teprim, jo mbingopje.

Normat janë individuale. Ka çifte që bëjnë çdo natë dhe ndihen shumë mirë, ka çifte që e bëjnë një herë në javë, ashtu është norma e tyre.

Rudina Magjistari: Po ata që e bëjnë një herë në muaj, apo dy herë në vit?

Jashar Demiri: Ajo është e paktë. Por mesatarja për çiftet e reja është dy herë në javë, apo tre herë në javë. Norma është që të bëjë njeriu sa herë që ndjen, pa u sforcuar./ Tv Klan

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes