Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës nga anëtarët e familjes së tij vijojnë ende.
Deri më tani në burg ndodhen tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e babait.
Por sjelljet e tyre në seancën gjyqësore dhe gjatë këtyre ditëve në burg, janë bërë shkak për hetime të tjera.
Mësohet se ditën e djeshme oficeri i policisë gjyqësore ( OPGj ) ka administruar analizat e gjakut ndaj tre fëmijëve që tani janë në paraburgimin e Durrësit. Ekspertët dhe grupi hetues kanë dyshime se tre femijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre pas vrasjes.