Temperatura deri në 22 gradë Celsius dhe nën mbizotërimin e kthjellimeve, kështu pritet të mbyllet muaji Shkurt. Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se këtë javë moti do të jetë i ngrohtë dhe i qëndrueshëm.
Lajda Porja: Jemi në ditët e fundit të dimrit nga ana meteorologjike. Ka pasur përmirësim të dukshëm të reshjeve sa i përket ditës së sotme, ku vetëm herët në mëngjes ka pasur pak në jug dhe juglindje, ndërsa orët vijuese do të sjellin përmirësim akoma më të dukshëm të motit.
Do të jetë i kthjellët, do të kemi vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin dhe nuk presim që të ketë reshje. Mbetemi nën ndikimin e masave nga jugu duke bërë që moti të jetë i ngrohtë. Në zonat malore presim temperatura nga 5 minimalja deri në 16 gradë në juglindje dhe 17 në verilindje. Ndërkohë, gjatë vijës bregdetare parashikohet që të shënohet temperatura 20 gradë, 21 apo 22 gradë dhe po ashtu edhe në shumë qytete të Ultësirës Perëndimore.
Nga dita e enjte do të paraqiten vranësira të lehta e reshje me sasi të pakëta, kryesisht në jugun e verit, megjithatë java do të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të ngrohta. Edhe muaji Mars nis me temperatura më të larta se mesatarja.
Lajda Porja: Deri në mesin e javës, parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm, me diell, të ketë vranësira të lehta, temperatura të larta. Mbeten temperaturat mbi 20 gradë. Dita e enjte dhe e premte do t’i ketë më shumë prezente vranësirat. Parashikohet që të enjten të kemi reshje të pakta në jug dhe në juglindje, mbeten me kthjellime veriu dhe qendra. Ndërkohë, dita e premte do të shtojë vranësirat duke sjellë dhe reshje në territor.
Reshjet do të jenë të pakëta dhe të papërfillshme. Nis dhe muaji i pranverës, Marsi me temperatura të larta, me 2 ose 3 gradë më të larta se mesatarja. Do të thoja një javë e ngrohtë, një javë fantastike, me kthjellime dhe nuk ka sinjale për ndonjë situatë problematike.