Categories: Lajme

“Shoqëria shqiptare është shumë e shtirur. Më fal që po e them.” Rovena Dilo: Ne Greqi jane më të sinqertë

“Shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur”.

Kështu u shpreh këngëtarja e njohur Rovena Dilo, këtë të premte, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ndërsa tha se në ekranet shqiptare mungon sinqeriteti.

Sipas artistes, publiku është shumë i zgjuar dhe e kupton kur diçka që shikojnë nuk është e vërtetë.

Rudina Magjistari: Çfarë të shqetëson ty Roven më tepër, në shoqërinë shqiptare?

Rovena Dilo: Shiko, mua në përgjithësi Rudina… shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur. Më fal që po e them. Unë do të doja të ishte shoqëria më e hapur, më e sinqertë.

Rudina Magjistari: Mendon se është vetëm shqiptarja kështu, apo ne e kemi pak të tepruar?

Rovena Dilo: Shqiptarja është më tepër sepse, për shembull, ti e di që unë shkoj shpesh në Greqi dhe kur shkoj dëgjoj intervista, shikoj biseda, pra shikoj yjet e Greqisë, ata persona që unë i dëgjoj e që iu njoh dhe gjuhën. Shoh që janë më të sinqertë, edhe kur flasin, edhe kur tregojnë. Shikoj që nuk ka teprime, nuk ka mburrje, nuk ka pompozitet. Ka kaq shumë shtirje, ka kaq shumë flluska, gjëra që nuk e ndërtojnë publikun. Publiku do të vërtetën dhe publiku është shumë i zgjuar! Pra këto gra, këto vajza që janë si unë, janë si ne, këto duan që unë të them të vërtetën.

Unë besoj shumë që ajo që publiku kërkon është e vërteta. E vërteta në ekranet shqiptare nuk është. Dhe nuk është në çdo aspekt, nuk flas vetëm tek arti apo tek… nuk është në politikë, nuk është në analizë, nuk është në ndonjë rast në shkencë, nuk është në këshillime. Pra, do thuash ti: “Nga e di ti që nuk është e vërtetë?” Po ne jemi pjesë e të vërtetës në fakt, ne e jetojmë të vërtetën dhe e krijojmë atë. /tvklan.al

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago