Shtyu drejt vetëv**sjes 27-vjeçaren, Altin Çoku: Nuk kam frikë nga burgu, dal se…

Altin Çoku është arrestuar sot pasi akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren Sibela Abedini, nënë e një fëmije.

Çoku i kishte shpërndarë asaj një fotografi intime, teksa dyshohet se kishin qenë bashkë në hotel. 27-vjeçarja po kalonte një moment të vështirë pasi ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte punësuar si pastruese.

Ka qenë vetë Çoku që e kishte pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momenti që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

“Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentat o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, dëgjohet t’i thotë ai ndjekësve në rrjetin social.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes