Tragjike/ Betoni zë poshtë punëtorët në kantierin e një supermarketi, raportohet për 3 të vd*kur dhe disa të zhdukur

Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku po punohet për ndërtimin e një supermarketi.

Tre punonjës kanë humbur jetën nga shembja e betonit, tre kanë nxjerrë të gjallë ndërsa disa të tjerë janë ende të zhdukur. Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje.

Disa banorë të zonës e kanë përshkruar zhurmën si një “bombë”. Isha në shtëpi.

Dëgjova këtë zhurmë shumë të madhe dhe vrapova për të parë. Dëgjoje të qarat e punëtorëve. duke kërkuar ndihmë”.

Kalimtarë të shumtë ishin dëshmitarë të britmave të punëtorëve brenda kantierit: “Dëgjoje ata që thërrisnin për ndihmë, zëra të dëshpëruar”, thonë dy pastruesit e rrugëve në zonë, të cilët ishin jo shumë larg vendit të ngjarjes