Atentati në Kurbin, ku humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana dhe u plagos pronari Ardian Gjeloshi, ka ndodhur në sy të rojes së objektit
Ai ndodhej tek porta kryesore kur autorët, të cilët kanë lëvizur me automjet, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt viktimës dhe biznesmenit, teksa po hynin brenda ambienteve të zyrës.
Autorët e krimit mësohet se kanë qëlluar nga muri rrethues i objektit dhe shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni 51-vjeçar, i cili ndodhet në spital dhe sipas zv.drejtorit të policisë Lezhë, ndodhet në gjendje të mirë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në fshatin Gurez të Kurbinit.
Ndërkohë e firma e përpunimit të inerteve është e monitoruar me kamera sigurie.