Categories: Lajme

Vr*sja e 50-vjeçarit në Durrës, cili ishte roli i vajzës, djemve dhe gruas në krim

Policia e Durrësit ka përmbysur të gjithë ngjarjen mbi vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash në Durrës.

Në deklaratën për mediat mbrëmjen e së premtes, nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit u bë e ditur se nuk ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ajo që ka kryer krimin, por djali i madh i familjes 24-vjeçari Hysen Meta.

Ai është arrestuar së bashku me vëllain tjetër Amarildo Meta, ky i fundit për bashkëpunim në vrasje.

Ndërkohë që po ndiqet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e viktimës Blerina Meta, për fshehje të krimit.

“Kishte humbur kontaktet që prej datës 10 shkurt. Me marrjen e kallëzimit, më 17.2.2024 është bërë e mundur gjetja e mjetit që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash. Menjëherë u ngrit grupi hetimor, u hodhën pistat e hetimit, pse ishte zhdukur 50-vjecari. Nga intensiteti i hetimeve kuptuam që nuk kishim të bënim me zhdukje personi, por vrasje në familje. Në 22 shkurt gjetëm edhe trupin e viktimës i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës.

U krye zhvarrimi i tij, pas ekspertizës u arrit të vërtetohej që viktima është vrarë me armë zjarri. Nga gjithë provat e siguruara nga veprimet hetimore u gjetën provat dhe arrestuam në flagrancë Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkautorë.

Është arrestuar edhe Amarildo Meta i cili me veprimet aktive ka ndihmuar në krim, po hetohet edhe Blerina Meta. Siç e keni parë sot policia ka qenë e fokusuar në vendin e ngjarjes. Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një nga dhomat, më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej aty afër. Gjatë këtyre veprimeve në banesë është gjetur dhe një predhë dhe armës së zjarrit kallashnikov”, tha policia.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago