Vr*u gruan me plumb në kokë, zbardhet dëshmia tronditëse e 39-vjeçarit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij 29-vjeçare.

Gentian Mino qëlloi ndaj të dashurës rumune me dy plumba dhe më pas lajmëroi policinë ku rrëfeu krimin e kryer.

Ekzekutimi ndodhi në orët e para të së premtes, kur pasi u khye i dehur në banesë, 39-vjeçari ekzekutoi partneren Jana Bajan.

Në dëshminë e dhënë përpara autoriteteve, 39-vjeçari deklaroi shkurtimisht: “U ktheva i dehur dhe e qëllova me dy plumba”.

Pas debatit verbal, shqiptari ka nxjerr armën dhe e ka qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve në kokë.

Më pas ai ka lënë armën mbi tavolinë dhe ka telefonuar autoritetet, ku ka pritur me qetësi ardhjen e tyre dhe është dorëzuar.

Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në Kaminia të Kretës.

Kur ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur 29-vjeçaren të vdekur, pranë divanit në dhomën e ndenjes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes