Emisioni “Me zemër të hapur”, e gazetares dhe autores Evis Ahmeti, ka marrë në intervistë Sanije Tugën, të ëmën e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumbit.
Ajo ka rrëfyer se si disa vite më parë ka vrarë vjehrrën, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur krejt aksidentalisht. Sipas saj vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot.
“Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thoja; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. Se di pse. Unë i thoja; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. Mi ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të. Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vetë.
Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi.”, -tha vjehrra e të ndjerit Pëllumb Meta për gazetaren Anila Ahmataj.
(BalkanWeb)