Zbulova se i fejuari po më tradhtonte, por kur zbuIova se me kë mu “përmbys bota”

Kylie, një vajzë 26-vjeçare ka përjetuar një tra.dhti që është e vështirë ta harrojë.

Nëna e saj ka pasur një lidhje që ka zgjatur gati dy vjet e gjysmë me burrin e saj të ardhëm.Një tradhti e dyfishtë kjo për vajzën.
Pasi ishin njohur në një portal online të takimeve duket se mes të dyve ka pasur një rrugë të mbarë.“Me të ndihesha si në një përrallë.

Pasi vendosëm të jetonim së bashku ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. Më pas, 3 javë më vonë zbuluam se isha shtatzënë.

Më dukej që kisha gjithçka. Kisha një burrë që më donte, një fëmijë që po vinte në jetë dhe dukej se gjithçka ishte në vendin e duhur.

Më merrte çdo ditë në telefon dhe më pyeste ku isha dhe çfarë po bëja. Megjithatë ai nisi të dilte çdo natë ndërsa unë nuk dija gjë se çfarë bënte.

Një natë u ngrita për të pirë ujë dhe e pashë bashkë me nënën time të shtrirë në divan.

Kur u kërkova llogari se çfarë po bënin më thanë se kishin vendosur DVD-në e po e shikonin edhe pse ishin në të njëjtin divan, ndoshta ndërruan pozicionet kur dëgjuan që unë hapa derën e dhomës”, – thotë Kylie.

Kërkuan të më mbushnin mendjen se isha shumë e stresuar dhe paranojave pas lindjes se fëmijës. Nuk i besova dhe i përzura nga shtëpia.

Më pas më kërkoi një shans të dytë. Kështu bëra. Pas disa ditësh lexova një SMS në telefonin e mamasë.“Do ta bëjmë sonte”. Atë pasdite duhet të shkoja në palestër.

Nuk shkova, por u ktheva pas gjysmë ore në shtëpi. I gjeta të dy në dush. Nuk mund ta besoja që mamaja ime e bëri një gjë të tillë.”