Categories: Lajme

“Ajri vijon të jetë…”, meteorologia Lajda Porja tregon çfarë la pas pluhuri saharian në Shqipëri

Disa qytete të Shqipërisë u mbuluan nga pluhuri saharian të mërkurën, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit.

Meteorologia Lajda Porja ka shpjeguar shkaqet e kësaj dukurie dhe theksoi se tashmë ajri është pastruar.

“Kemi kaluar një javë tejet dinamike, një të mërkurë dhe të enjte e cila ka sjellë pluhurin saharian, pa fund lajme, panik që u krijua në gjithë publikun.

Situate të tilla, ku kemi qarkullim të masave ajore nga pjesa veriore e Afrikës janë prezente. Kanë qenë në sasi të konsiderueshme për shkak se ka pasur stuhi të forta ere si pasojë e një cikloni të zhvilluar prej shumë ditësh në gadishullin iberik, duke sjellë stuhi ere deri në pjesën veriore të Afrikës, që morën me vete masivitet të rërës së Saharasë dhe janë shpërndarë në pellgun e Mesdheut.

Pothuajse gjithë Mesdheu, përfshirë dhe brigjet e Greqisë dhe Turqisë kanë patur një qiell me ngjyrë kafe. Ishte një ndotje e përkohshme e ajrit. Në Shqipëri Shkodra, Lezha, Elbasani dhe Tirana kanë qenë zonat ku ka patur më shumë grimca të rërës.

Fatmirësisht në mbrëmjen e së mërkurës një front i ftohtë i rërës, bëri që këto sasi rëre të precipitojnë në tokë për shkak të reshjeve, duke përmirësuar ndjeshëm situatën e ndotjes së ajrit.

Nuk është ndonjë ndotje e cila shkon gjatë, është gjithmonë e përkohshme, kur kemi reshje pastrami bëhet i menjëhershëm. Problematike situate do të ishte nëse qëndronin shumë gjatë. Aktualisht sot jemi në një ajër të pastër, mund të ketë grimca të papërfillshme që mund të kenë ngelur”, tha Porja.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

1 hour ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

3 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

4 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

5 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

6 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago