Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën magjistrale në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Peugeot” me targa të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Dol i Kërçovës.

Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe bashkudhëtari i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. iu nënshtrua lëndimeve të marra gjatë rrugës për në kompleksin klinik Nënë Tereza” në Shkup”, njoftojnë nga SPB Ohër.

Lëndime të rënda kanë marrë T.S. (19), V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë bashkudhëtarë në veturën “Peugeot”.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer ekspertizë. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi.