Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në zonën e Marche, Itali.

Një makinë tip fuoristrade ka goditur një çiklisti, teksa po kalonte rrugën, duke e hedhur në tokë. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 12.

Në momentin e aksidentit po binte një shi i dendur. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan menjëherë.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht për të moshuarin, me kombësi shqiptare, nuk kishte asgjë për të bërë.

Burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje shkoi dhe Policia Rrugore për të kryer hetimet.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes