“Babai më helmoi, donte të më rrëmbente”- Nga dh*na në familje, tek vdekja e dy vëllezërve, Sara Gjordeni shokon me rrëfimin: Pse u gjykova për ish të dashurit

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve.

Modelja dhe ish-Missi ka rrëfyer se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”.

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

Ndërsa ka folur edhe për hyrjen e ish të dashurit Endrik Beba në BBV dhe raportin me moderatorin Meriton Mjekiqi.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di çfarë emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja.

Sara Gjordeni tregoi edhe se si është ndjerë pasi motra e Bardhit rezufoi ta takonte brenda shtëpisë së BBV.

Ajo u shpreh se nuk i erdhi keq, duke shtuar se është e gatshme t’i takojë nëse ata duan ta njohin.

“Nuk më erdhi keq që nuk më takoi. Unë isha e ndërgjegjshme për mënyrën se si mund të dukesha nga jashtë. Një prime më parë ne kemi pasur edhe një debat shumë të madh, pas disa konflikteve me Bardhin. Afërdita e ka parë këtë së bashku me familjarët. Nëse duan të më shohin jashtë jam mëse e gatshme që të më njohin”, tha Sara Gjordeni.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes