Categories: Lajme

Çfarë ndodhi? Një grup mjekësor shkon me urgjencë në qelinë e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, tronditi mbarë opinionin publik, teksa në bankën e të akuzuarave për vrasjen e Pëllumb Metës, janë tre fëmijët e tij.

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat, ka zbuluar në “Top Neës” detaje të reja nga hetimi i deritanishëm. Ajo u shpreh se dy ditë më parë në ambientet e paraburgimit ku po mbahen dy djemtë dhe vajza e viktimës, një ekip mjekësor ka shkuar për të marrë kampion gjaku, për të parë nëse janë përdorues të lëndëve psikotrope apo lëndëve të tjera.

Po ashtu do të bëhet edhe një takim me psikologë, për të parë nëse ata kanë qenë të ndërgjegjshëm për krimin që kanë kryer. Kujtojmë se të tre fëmijët gjatë momentit kur kanë dalë para trupës gjykuese, të akuzuar për këtë krim të rëndë, kanë qenë të qetë dhe tepër të ftohtë, si dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

“Ishte halla ajo që ka deklaruar se kur Hyseni jetonte në shtëpinë e saj në Holandë, e ka parë duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë. Sipas hallës ky ka qenë dhe shkaku pse zihej me të atin, sepse kërkonte para për të siguruar lëndën narkotike, pasi nuk kishte, sepse ishte i papunë”, tha Bezat.

Ndërkohë ajo u shpreh se edhe vajza e madhe e çiftit Meta ka bërë një deponim në polici, duke mbajtur të njëjtin version me nënën dhe vëllezërit. Edhe ajo ka deklaruar se babai ishte shumë autoritar dhe i dhunshëm.

Ndërkohë sipas gazetares, vajza e madhe tashmë ka lënë banesën e të shoqit dhe po jeton në shtëpinë e gjyshes nga nëna, pasi familja e bashkëshortit i kanë kërkuar që të mohojë të ëmën pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se vajza nuk e ka pranuar këtë kërkesë, dhe është larguar drejt banesë së gjyshes, ku po ashtu aktualisht ndodhet edhe mamaja e saj.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

12 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

14 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

15 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

16 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

17 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago