Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Euro, dollari e franga në rënie drastike

Monedhat e huaja janë nënçmuar në raport me lekun këtë të martë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.37 lekë dhe këmbehet me 94.80 lekë.

Leku shfaqet i fortë edhe përballë monedhës evropiane, e cila sot po këmbehet me 102.9 lekë me rënie të lehtë nga një ditë më parë. Por në raport me fillimin e vitit zhvlerësimi është i madh, pasi në fillim të janarit euro këmbehet afër 105 lekë.

Franga zvicerane këmbehet me 105.23 lekë, ose 0.77 lekë më pak se një ditë më parë. Terren humbi edhe paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, duke prekur nivelin 120.05 lekë.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes