Një 42-vjeçare në Elbasan është proceduar në gjendje të lirë.
Ajo ditën e djeshme teksa ka qenë duke parkuar makinën, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e mjetit një 36-vjeçare.
Siç thotë policia, dyshohet se pas këtij rasti 42-vjeçarja edhe e ka kanosr me fjalë të dëmtuarën.
“Specialistët për Hetimin e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, duke parkuar automjetin,
dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar lehtë me gomën e automjetit, në këmbë, një 36-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se shtetasja E. T. e ka kanosur me fjalë, 36-vjeçaren”, njoftoi policia.