Një banesë private dyshohet se është përfshirë nga flakët në afërsi të ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë.
Banorja, në një intervistë për mediat, është shprehur se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë ka akuzuar nusen e djalit të saj.
Sipas saj kanë qenë bashkëpunëtorët e nuses së djalit që i kanë vënë zjarrin banesës.
Mes tjerash ajo theksoi se i janë djegur 10 milion lekë ndërsa nuk i ka shpëtuar asgjë nga orenditë.
“Unë nuk kam qenë në banesë. Punoj me burrë dhe fëmijë, nuk kemi as pension dhe as asgjë. Jemi 11 veta, kam dy invalidë. Unë them se e kanë vendosur bashkëpunëtorët e nuses djalit tim. Është në proces divorci. Në një kohë që sillet jashtë normave njerëzore. Ikën nëpër hotele.
Më ka sjellë njerëz te lokali që punoj unë. Ka sjellë nesër te puna ime, më kanë thënë se do të vrasi. E kam denoncuar për prostitucion. Nusja jeton me ne. 10 milion lekë janë djegur. Nuk ka ngel asgjë në shtëpi. E kemi blerë në 2003”-tha ajo