Babai i 19-vjeçarit Antonio Daja, që humbi jetën në Greqi pas një aksidenti të rëndë, ka folur për mediat helene. Në këtë aksident ishte i përfshirë dhe këngëtari i njohur Yiannis Xanthpoulos.
“Nuk ka gjë më të padrejtë se një njeri i ndershëm të ikë, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Thjesht ka shkuar në punë si gjithmonë”, tha i përlotur, babai i të riut.
“Kamë marrë vesh që fajin e ka këngëtari, ishte me shpejtësi. Djali për dy muaj do mbushte 20-vjeç” shtoi ai.
Babai i viktimës bëri të qartë se ndaj këngëtarit do të merren masa ligjore.
“Sigurisht që do të ndërmarrim veprime ligjore. A nuk vrau një njeri? Dhe për qentë lëvizin ligjërisht. Ne duam që ai të marrin dënimin që meriton”, u shpreh ai.
Fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.
Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.