Categories: Lajme

E bujshme! Ish-presidenti dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, dënohet me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për trafik droge në një gjykatë federale amerikane, shkruan BBC.

Hernandez, u dënua të premten për komplot për të importuar kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë mitralozë.

Prokurorët kanë thënë se ish-presidenti e drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke mbrojtur dhe pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.

Ish-presidenti 55-vjeçar kishte mohuar akuzat.

Hernandez ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri më 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.

Ai erdhi në pushtet me premtimin për ta luftuar krimin dhe drogën.

Por në akuzat ndaj tij, thuhet se Hernandez bashkëpunoi me disa nga trafikantët më të njohur të narkotikëve në botë “për të ndërtuar perandori të korruptuar dhe brutalisht të dhunshme”.

Tre muaj pas largimit nga detyra, ai u ekstradua në New York dhe u arrestua në prill të vitit 2022, për t’u përballur me akuzat federale në SHBA.

Hernandez, dikur shihej si aleat i SHBA-së. Gjatë kohës së tij në krye të Hondurasit, vendi mori më shumë se 50 milionë dollarë ndihmë kundër narkotikëve nga SHBA-ja, si dhe miliona dollarë shtesë në siguri dhe ndihmë ushtarake.

Në vitin 2019, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump, falenderoi Hernandezin për “punën shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”.

Hernandezi nga ana e tij, pati falenderuar Trumpin dhe popullin amerikan “për mbështetjen që na kanë dhënë në luftën kundër trafikut të drogës”.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

2 days ago