Categories: Lajme

E dhimbshme, vdes papritur në moshën 30-vjeçare modelja e njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku modelja dhe aktivistja e njohur e mbrojtjes së kafshëve në “Instagram”, Elena Larrea, ka humbur jetën papritur nga mpiksja e gjakut në vena, disa ditë pas një procedure estetike kirurgjikale.

30-vjeçarja Elena Larrea, që përdorte platformën e saj për mbështetjen e kafshëve të abuzuara, vdiq të martën pasi kishte kryer ndërhyrjen disa ditë më herët.

Familja e Elena konfirmonte vdekjen në rrjetet sociale, duke thënë se autopsia tregoi se e ndjera vdiq nga tromboza pulmonare, që do të thotë se masa e mpiksur e gjakut në vena kishte udhëtuar deri në mushkëri.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar mpiksjen e gjakut të saj, por supozohet se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen estetike të dobësimit që kishte kryer më herët.

Modelja meksikane, me influencë njihej për aktivizmin e saj në mbrojtje të kafshëve dhe disa vite më parë, kishte ngritur strehën e kafshëve të abuzuara Cuacolandia.

Ajo punonte më shumë me kuaj, mushka e gomerë të braktisur e të abuzuar, si dhe ka ndihmuar në ndryshimin e ligjit që klasifikon si krim mizorinë ndaj kafshëve.

E reja ka bërë gjithashtu materiale er*tike, për të ndihmuar një strehë kafshësh në Atlixco në jug të kryeqytetit Mexico City.

Elena tregonte asokohe: “Isha duke menduar të mbyllja strehën e kafshëve dhe po kërkoja strehime për kuajt prej vështirësive financiare, dikush më sugjeroi të nisja materialet erotike, dhe arrita ta shpëtoj fermën”.

Sot qendra e saj Cuacolandia strehon rreth 50 kafshë, pasi ka shpëtuar më shumë se 300 kuaj nga abuzimi.

Guvernatori vendas Sergio Salomon, i bënte homazh aktivistes për përpjekjet e saj dhe vdekjen e parakohshme.

“Me trishtim mësoj për vdekjen e Elena Larrea, luftëtare e palodhur për mbrojtjen e kafshëve. Për llogari të qeverisë së Puebla shprehim ngushëllime e solidaritet me miqtë e familjarët e saj.

Para vdekjes së saj Elena shkruante: “Gjithmonë i kam dashur shumë kuajt, sepse jam rritur me to që kur kam qenë e vogël”.

editorshqiplajme

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

9 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

11 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

12 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

13 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

14 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago