E rëndë! Aksidentohet për vdekje 20 vjeçari në Durrës

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin me inicialet D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes