Një student i Universitetit të Jorkut në Angli kreu vetëvrasje pasi u bind se kishte kancer, por në fakt gëzonte shëndet të plotë. Babai i 18 vjeçarit kontaktoi me universitetin, i shqetësuar pasi nuk kishte folur me djalin e tij.
Pas kontrolleve, studenti u gjet i vdekur në dhomën e tij.
Në shënimet e gjetura në dhomën e tij, studenti i shkencave kompjuterike tha se kishte filluar të mos ndihej mirë rreth dy vjet më parë dhe besonte se kishte kancer të zorrëve të fazës së katërt që ishte përhapur në gjoks dhe tru.
Sipas Daily Mail, Charles ishte vetë-diagnostikuar duke thënë se nuk kishte asnjë mundësi për shërim. Por autopsia zbuloi se organet e tij ishin krejtësisht të shëndetshme dhe truri i tij ishte normal, pa asnjë gjurmë kanceri.
Alison Norton, ndihmës mjek në York, tha se shënimet e adoleshentit tregonin se ai kishte marrë vendimin të vriste veten, në vend që të vuante nga një sëmundje që mendonte se e kishte.
Shkaku i vdekjes besohet të jetë mbytja, por mënyra se si ndodhi ende nuk dihet.