Eksperti Softa: Vis Martinaj është gjallë, mund të ketë bërë operacione plastik!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha dje në një media se Ervis Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa kohë nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shtoi më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.

“Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë.

Nëse do të depërton policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë”, deklaroi ai.

Po ashtu, eksperti Fatjon Softa duke folur në lidhje me hetimet për atentatin ndaj Gentain Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij, tha se ai mund të ketë qenë i strehuar edhe në banesë. Sipas tij mund të ketë ndërtuar një tunel në banesë.

“Nuk dihet ku ka qenë, jashtë territorit shqiptare, brenda, apo ka qenë i strehuar në banesë. Mund të ketë qenë i strehuar në banesë. Kjo kërkon hetim. Një pjesë e këtyre njerëzve kanë bërë investime dhe mund të ketë hapur tunele, ka krijuar ambiente të cilat duhet të kontrollohen”, nënvizoi Softa.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes